Tre persona humbën jetën dhe 6 tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një bar të nargjilesh në shtetin Washington të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas deklaratës së policisë, një person i armatosur sulmoi një bar nargjilesh në lagjen Mount Baker të Seattle në mëngjes herët.
Mësohet se dy meshkuj të moshës 22 dhe 33-vjeç, të cilët ishin shënjestër e plumbave në atentat, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një 30-vjeçare ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua.
Policia tha se gjashtë të plagosurit, janë të moshës 21 deri në 38-vjeç, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe të tjerët janë mirë.
Duke theksuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 armë, policia nuk ka dhënë informacione për të dyshuarit e mundshëm të sulmit.
Ndërsa emrat e viktimave nuk janë publikuar, shkaku i sulmit po hetohet.
Në një deklaratë me shkrim, kryebashkiaku i Seattle, Bruce Harrel, deklaroi se pavarësisht punës së palodhur të policisë, ka shumë armë ilegale që mund të shkaktojnë një “tragjedi” të tillë në qytet.