Disa persona u vranë në një sulm me dron që kishte për shënjestër një ceremoni diplomimi për kadetët e akademisë ushtarake të regjimit sirian në Homs.
Agjencia e lajmeve SANA, duke cituar një deklaratë nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të regjimit, raportoi se dhjetëra njerëz u plagosën në “sulmin terrorist” të kryer me “municione shpërthyese”, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Agresioni rezultoi në vdekjen e disa civilëve dhe personelit ushtarak, përveç plagosjes së dhjetëra familjarëve të ftuar, si dhe disa studentëve pjesëmarrës”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/