Një vezë goditi statujën “Zonja e çelikut”, e cila kushtoi më shumë se 360,000 dollarë, sipas BBC.
Një statujë e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher u hodh me vezë sot, vetëm dy orë pasi u ngrit në qytetin e saj të lindjes, Grantham, transmeton Fol Drejt.
Ndonëse për statujën prej bronzi, e cila u ngrit pa ceremoni, u parashikua një piedestal prej tre metrash, për ta bërë më të vështirë dëmtimin e protestuesve, një burrë hodhi vezë mbi statujën ndërsa qëndronte pas një gardh të përkohshëm./FolDrejt/