Një person është arrestuar nga policia, pas dyshimeve se i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala” të komunës së Drenasit, rreth orës 11:18 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, viktima pas sulmit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje./FolDrejt/