Ditëlindja e tij e 56-të është pothuajse afër, por sulmuesi japonez Kazuyoshi Miura është ende duke bërë lëvizje në futboll, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Miura, në dekadën e tij të pestë si futbollist profesionist, i është bashkuar skuadrës portugeze të kategorisë së dytë Oliveirense në huazim nga ekipi i J-League Yokohama FC.
Aventura e tij e re në Portugali përfaqëson vendin e gjashtë në të cilin ai ka luajtur, pas periudhave në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi.
“Edhe pse ky është një vend i ri për mua, do të punoj shumë për t’u treguar të gjithëve llojin e lojës për të cilën jam i njohur,” tha Miura, i cili do të festojë ditëlindjen e tij më 26 shkurt.
Ai ka thënë më parë se planifikon të vazhdojë të luajë deri në moshën 60 vjeçare./FolDrejt/