Kryeministri britanik Rishi Sunak tha sot se qeveria e tij dëshiron të shohë një fitore vendimtare ushtarake për Ukrainën në fushën e betejës këtë vit.
“Qëllimi ynë mbetet të sigurojmë fitoren e Ukrainës në këtë konflikt”, tha Sunak në parlament, raporton Reuters.
Ai theksoi se Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për të siguruar fitoren e saj vendimtare ushtarake në fushën e betejës këtë vit, transmeton Fol Drejt.