Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Sundimtari i vetëm

7 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Jamal Khashoggi

Jamal Khashoggi

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

 

Jamal Khashoggi

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Nëntorin e kaluar gazetari i ndjerë saudit, Jamal Khashoggi ka shkruar një ese për magazinën më të madhe të Europës “Der Spiegel”, ku ka kritikuar ashpër represionet e princit Muhamed bin Salman në vendlindjen e tij. Megjithatë mes gazetarit kritik të qeverisë saudite dhe magazinës “Der Spiegel” kishte një keqkuptim: Spiegel-i i kishte dhënë hapësirë për 10 mijë shkronja, kurse Khashoggi kishte menduar se vlente për 10 mijë fjalë dhe për shkak të gjatësisë së artikullit – ai mbeti i pabotuar. Foldrejt.com ka arritur ta zbulojë artikullin e pabotuar deri 27.10.2018 dhe ua sjell në vijim të plotë. Artikulli vlen si një kronikë e paralajmëruar e vdekjes së gazetarit saudit në 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Kur Muhamed bin Salman del në një konferencë, zakonisht qëndron i vetëm përpara, kurse gjithë të tjerët e ndjekin nga pas. Ne kemi një “udhëheqës të lartë”, edhe pse ai nuk është shefi i qeverisë, pasi kjo i është besuar babait të tij Mbretit Salman. MbS ka shtjelluar sundimin absolut në fushën civile dhe ushtarake dhe ka konstruktuar një fuqi sigurie dhe strukturë në rrethin udhëheqës si masë të pashembullt më parë.

Përpara se Muhamed bin Salman të bëhej kaq i pushtetshëm nga babai i tij, në Arabinë Saudite kishte disa qendra pushteti. Shteti qeverisej njëlloj si Bashkimi Sovjetik nga byroja politike; mbreti kishte pranë vetes vëllezërit. Ata kishin mundësi udhëheqjeje të barabartë dhe pozita nëpër ministri. Kështu që të mirat publike ndaheshin – si punësimet, paratë, koncesionet, bile edhe shteti. Kështu ata kishin rastin të punojnë për mirëqenien e arabëve të varfër. Ata edhe kryenin marrëveshje të përbashkëta. Princi Sultan Al Saud udhëhoqi mbi 40 vjet me ministrinë e brendshme, deri në vdekjen e tij 2011. Ai kishte ndikim edhe në Komunitetin Ndërkombëtar. Marrëveshjet ushtarake që janë kryer gjatë periudhës së tij ishin legjendare, jo vetëm nga shumat e mëdha lubrifikuese. Muhamed Bin Salman e abrogoi Byronë Politike. Në të ka vetëm pak anëtarë që akoma mbajnë pozita të rëndësishme. MbS mban larg qoftë edhe vëllain dhe gjysëmvëllain e tij. Askënd nuk lejon pranë vetes së tij. Vetëm Khalid bin Salman, vëllai i tij tre vjet më i vogël, mban postin e ambasadorit të Arabisë Saudite në SHBA. Përndryshe, Khalidi është personi më i afërt me të. Por një gjë është e vërtetë: MbS i beson vetëm vetëvetes.

Princi i Kurorës ka në kokë sistemin politik të Arabisë Saudite. Në nëntor 2017 ai rrethoi dhe arrestoi me pretekstin e luftës kundër korrupcionit një pjesë të madhe të anëtarëve të pushtetshëm të familjes së tij. Pasi krijoi një komision hetimi që e udhëhoqi vetë, shpagimi erdhi shpejt dhe papritur.

Që të jemi të qartë, unë jam pro luftës së vërtetë ndaj korrupcionit, por jo ndaj asaj, që zhvillohet shkurt dhe menjëherë konfiskohen pasuritë dhe paratë e të pandehurve. Kjo ka imazh të shëmtuar te investitorët e huaj në Arabinë Saudite dhe dëmton ekonomikë tonë. Unë dua, që të luftojmë radikalizmin fetar, por jo të zëvendësojmë fanatikët me fashistët, të cilët thurin vargje për virtytet e “Führer”-it, kurse në anën tjetër të shkatërrohen pamëshirë të tjerët të cilët përfaqësojnë mendimin ndryshe.

MbS operon mjaft mirë me pushtetin politik brenda familjes mbretërore. Kur ai mori postin e princit të kurorës në qershor 2017, shpërnguli kushëririn e tij Muhamed bin Nayef, ish princin e atëhershëm të kurorës dhe ministrin e brendshëm. Ndërkohë ai ka vendosur 40 anëtarë të ri të familjes në poste të ndryshme shtetërore. Edhe pse ka abroguar Byronë Politike, ai nuk ka prekur principet themelore të sistemit të vjetër të patronazhit. Ai është treguar i kujdesshëm që 40 anëtarët e ri të përfaqësojnë gjithë degët e familjes. Lufta e tij e menduar kundër korrupcionit është e ngjashme me njërën unazë të bijës së zotrave grekë Medusa. Në vend që ai të lufton kokën, ai sulmon vetëm njërin nga gjarpërinjtë e mëdhenj. Princërit e ri të vendosur prej tij nuk janë partnerët e tij, por ndjekësit. Ata dridhen prej tij dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të zemërojnë atë. Nëse ata sillen mirë, atëherë fitojnë besimin për t’u ngjitur më lartë.

Kjo anëtarësi e re e të rinjve të familjes mbretërore kontrollojnë pozitat qendrore të pushtetit, që më parë u besoheshin vetëm anëtarëve të vjetër. Gjithashtu edhe ky është një ndryshim ndër Muhamed bin Salman. Në një shtet, ku të vjetrit respektohen, pozita të tilla merrnin vetëm vëllezërit më të vjetër ose bile edhe baballarët ose mixhallarët e tyre.

Oborrin mbretëror e udhëheq me mjeshtëri Muhamed bin Salman, por nuk vlen e njëjta gjë edhe me ekonominë dhe politikën e jashtme. Bilanci i tij i deritanishëm nuk lë për të dëshiruar aspak, veçanërisht në raportet me fqinjët tanë. Lufta në Jemen është një tragjedi njerëzore, e cila, frikëson edhe më të këqinjtë. Thuajse gjysma e banorëve kërcënohen nga uria.

Princi i Kurorës duhet të tërhiqet nga koalicioni luftarak dhe në vend të kësaj të pozicionohet si garantues i paqes – ashtu siç bëntë mbreti Faisal. Pasi në Jemen nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, e thotë edhe vetë ministri i jashtëm saudit. Unë dua që vendi im ti bëjë ballë ekspansionit konfeksional të Iranit në Siri, Jemen dhe Liban, por unë nuk dua, që ne të rrezikojmë një luftë të hapur me Iranin, i cili do sjellte në shkatërrimin e të dyja vendeve. Unë dua që Arabia Saudite të jetë përcaktues dhe me ndikim në rajon, por jo të tmerrojë vendet e vogla.

Muhamed bin Salman ka më shumë ëndrra, sesa vetëm të zëvendësojë fronin e të atit. Ai sheh lartë të barazohet me mbretin e parë dhe themeluesin e dinastisë Ibn Saud. Mbështetësit e tij e quajnë MbS si “babain e dytë të themelimit”. Mbi Twitter, rrjetin më të madh social në Arabinë Saudite, shpërndahen fotografi, ku shihet MbS ti ngjajë gjyshit të tij legjendar.

Një pikturë e një artisti anonim tregon sesi Muhamed bin Salman i projekton të ardhmen gjyshit të tij Ibn Saud të vdekur përpara 65 vjetësh, përcjell foldrejt.com. Kuptimi i saj është i qartë: MbS nuk është vetëm pretendenti për të fituar fronin, ai është edhe pasuesi i gjyshit të tij të dashur. Kështu MbS krijon kultin mbi veten e tij, brenda dhe jashtë, se nuk ka anëtarë tjerë të familjes si ai.

Situata aktuale është ideale për princin e kurorës. Ai ka pushtetin total dhe legjitimitet nga babai i tij, për të jetësuar projektin e vizionit të tij. Kështu do mbetet me gjasë deri në vdekjen e Mbretit Salman. Unë nuk besoj, që MbS do shfronësojë ose të heq dorë nga babai i tij. MbS ka nevojë për mbështetjen e babait 82 vjeçar, për të vijuar planet e tij të guximshme, por pjesërisht të rrezikshme.

Pushteti absolut është një gabim, pavarësisht nëse një vend ndodhet në rrezik dhe ka nevojë për shpëtim. Ne arabët kemi përvojë të keqe, ku udhëheqësit patriotë dhe të drejtë, shumë shpejt kthehen në diktatorë. Nga këto udhëheqës llokoçitet vuajtja jonë, që më pas në shumicën e rasteve përfundojnë me gjendje të jashtëzakonshme, disfata dhe luftëra civile./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Fjalimi historik i Merkelit: Nuk kam lindur si kancelare, le të fillojë kapitulli i ri

Lajmi tjetër

Përfaqësues nga Qëndra Islame Kulturore Shqiptare dhe Shkolla Islame Miraxh solidarizohen me familjarët e viktimave të komunitetit hebre

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM