Pavarësisht se jetojnë dhe punojnë në Kosovë disa drejtues të kompanive publike e institucioneve të pavarura marrin mijëra euro brenda një viti. Madje me pagat e tyre mujore ua kalojnë edhe Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit.
Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), më të paguarit janë “shefat” e Telekomit të Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës, Postës së Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ish-kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa, pagën mujore e ka pasur 4436.55, pra në total ai ka marrë 53,238.6 euro brenda një viti.
Mustafa ka të kursyera edhe 173,845.13 euro në llogari të ndryshme si dhe 10,038.52 dollarë, shkruan Telegrafi.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehemti, ka pagë mujore prej 3690.36 euro apo brenda një vitit ai merr 44,284.32 euro.
Mehmeti i ka të kursyera së bashku me familjen edhe 50,689.67 euro.
Ish-drejtori menaxhues i Korporatës energjetik të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, në pozitën që ka mbajtur pagë mujore ka pasur 3206 euro, apo brenda një viti ka marr nga KEK-u 38,476.00 euro.
Po ashtu ai merr honorar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në shumë prej 3648 euro si dhe një honorar nga UP-ja në shumë prej 1164 euro.
Në total Arben Gjukaj ka të hyra vjetore prej 43,288 euro. Të kursyera Gjukaj në banka së bashku më fëmijët dhe bashkëshorten i kanë 210,642 euro.
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka pagë mujore prej 2568.10 apo brenda një viti ai merr 30,817.26 euro. Po ashtu ai merr edhe 50% të pagës
nga puna në Universiteti i Shkencave të Aplikuara Ferizaj në shumë prej 5,369.57 euro.
Pra në total brenda një viti Hoxha merr të ardhura në shumë prej 36,186.83 euro.
Ai i ka të kursyera edhe 31,854.30 euro, shkruan Telegrafi.
Kurse ushtruesi i detyrës së Drejtorit menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi ka pagë mujore prej 2239.52 euro, ai brenda një vitit ka marr 26874.29 euro.
As Thaçi nuk qëndron keq me kursime, ai i ka të kursyera edhe 32,238.32 euro.