Myftiu i Shkodrës hoxhë Muhamed B. Sytari ka kujtuar personalitetet e shquara kombëtare e fetare, që qëndruar të patundur në besën e tyre ndaj Allahut, karshi sfidave që ua solli koha, shkruan Fol Drejt.
“Mos e shitni ujin e fytyrës, mos e humbni moralin e Islamit” – citoi ai burrat e shquar të ymetit, të cilët kishin këshilluar besimtarët, madje edhe duke i paralajmëruar për sfidat që po iu kanoseshin.
“Pranuan me u vetizolua në shtëpinë e tyre për vite e vite, derisa iu erdhi vdekja me faqe të bardhë, si myftiu jonë i madh, Hafiz Bekë Bushati”, – kujtoi Sytari.
Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu e shumë të tjerë, sipas Sytarit, janë shembuj të personaliteteve që dhanë kontribut të paçmueshëm në rrafshin fetar dhe kombëtar.
Dëgjojeni deri në fund ligjëratën e tij të fundjavës: