Pas takimit mes kryeministrit Kurti dhe opozitës ka reaguar Edita Tahiri.
Në një postim në facebook, Tahiri ka shkruar se ky takim nuk ka rezultuar të jetë unik, por në ndarje rreth rëndësisë së koordinimit me SHBA-të.
Siç ka shkruar Tahiri, opozita është shprehur pro SHBA-ve, ndërkohë që kryeministri Kurti vazhdon të jetë kundër koordinimit me SHBA-të.
“Nje gje duket absurde, Kurti thote ne media se koordinohet me aleatet, mirepo pyetja eshte nese nuk koordinohet me amerikanet atehere me ke koordinohet Kurti?”, është shprehur Tahiri./FolDrejt/