Turqia dhe Greqia janë prekur nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar deri tani 53 të vdekur dhe qindra të plagosur. Shifrat mund të shtohen pasi ka akoma shumë persona të lënduar rëndë që po luftojnë për jetën nëpër spitale dhe nën rrënoja.
Për këtë temë, redaksia e Foldrejt.com, ka marrë në intervistë studiuesin shqiptar nga Shkupi, Muhammed Tahirin, i cili njeh mirë problematikat turke dhe ka vëzhguar nga afër dridhjen e tmerrshme të 30 tetorit.
Foldrejt.com: Turqia sapo është goditur nga një tërmet i dytë i fuqishëm brenda vitit. A mund të përllogariten përafërsisht dëmet në njerëz dhe materiale nga tërmeti i fundit?
Të premten Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) njoftoi rreth një tërmeti me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter në detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale. Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte 16,54 km në thellësi të detit. Pas tërmetit u regjistruan të paktën 244 tronditje më të vogla pasuese, 24 prej të cilave ishtin mbi 4,0 ballë. Numri i të vdekurve tani ka shkuar mbi 50 kurse i të plagosurve mbi 800. Në Bayraklı, ku dëmtimi është më intensiv, 6 prej ndërtesave janë shkatërruar, 7 prej ndërtesave janë në një situatë emergjente, 9 prej ndërtesave janë dëmtuar rëndë, 3 prej ndërtesave janë dëmtuar mesatarisht dhe 260 ndërtesa janë më pak të dëmtuara. Është përcaktuar se nuk ka dëmtime në 586 ndërtesa tjera.
Foldrejt.com: A janë zbutur gjakrat mes Ankarasë dhe Athinës gjatë kësaj kohe të vështirë për të dyja shtetet?
Tahiri: Acarimet diplomatike rreth një mosmarrëveshje detare mes Turqisë dhe Greqisë kishin zgjatur diku rreth 2 muaj. Në të kaluarën e afërt Athina dhe Ankaraja arritën në një përfundim se duhet ulur në tavolinën diplomatike. Edhe pse ajo nuk kishte ndodhur ende duhet lavdëruar faktin se Greqia ishte ndër shtetet e para që ofroi ndihmë të pakushtëzuar Turqisë me rastin e tërmetit të rëndë krahas faktit se edhe Greqia ishte goditur fortë nga po ky tërmet. Shpresojmë që shtetet fqinje do gjejnë udhë të përbashkët për të zgjidhur çështjet e tyre dhe që kjo të shpie në një të ardhme më paqësore dhe bashkpunuese në regjion.
Foldrejt.com: Sa është Turqia e përgatitur për një tërmet të madh që mendohet se se shpejti do e prek Stambollin?
Tahiri: Stambolli pret një tërmet të madh sipas shumë qendrave kërkimore dhe shkenctarëve. Vitin e kaluar, kishte një tërmet me madhësi 5.8 në brigjet e Silivri më 26 shtator. Është e mundur të pranohet si një nga paralajmërimet e fundit në lidhje me tërmetin e pritur në Stamboll. Pas kësaj, u regjistrua tërmet me madhësi 4.7. Kishte një tërmet me madhësi 5.6 në Silivri më parë. Në këtë rast, duhet të merren masa. Transformimi urban është zgjidhja e vetme. Sidoqoftë, në kuptimin prezent nuk është që po që zbatohet plotësisht. Shteti gjithashtu duhet të mbështesë ata që fillojnë këtë proces. Jo situata financiare e të gjithëve është e mirë. Gjithashtu, periudha pandemike ka filluar. Për fat të keq nëse Stambolli goditet diku në 5 vitet e ardhshme pasojat duken të frikshme. Shpresoj të jem gabim./Foldrejt.com