Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se ka pasur takime të fshehta me ish kryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në lidhje me Kodin Penal.
Ndonëse këto takime nuk u pranuan nga dy liderët që përmend Ahmeti, ai tha se kjo u bë shkak që të tërhiqet VMR-ja.
Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, bëri publike një video, ku Ahmeti flet pikërisht për këto takime të fshehta.
Ju sjellim më poshtë videon e publikuar nga ai./FolDrejt/