Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se takimi i nivelit të lartë që do të mbahet me 15 qershor në Bruksel, nuk pritet të sjellë të reja.
Sipas tyre, ky takim do të jetë vazhdimësi e dialogut të deritashëm, ndërkohe që për marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen e pavarësisë nga Serbia, Kosova duhet të bëjë kompromise të dhimbshme.
Kryeministri Albin Kurti me 15 qershor do të ulët për herë të parë në një tavolinë më presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut, për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy vendeve. Por ky takim, sipas njohësve të rrethanave politike në vend, nuk pritet të sjellë risi.
Takimi i kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq do të zhvillohet të martën e ardhshme me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.