Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Talenti i ri i Dortmundit – Youssoufa Moukoko bën historinë e Bundesligës

4 vjet më parë
in LAJME, SPORT, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Adoleshenti i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, është një rekordmen i Bundesligës. Një ditë pas ditëlindjes së tij të 16-të, ai doli nga pankina për pesë minutat e fundit duke e shkatërruar Hertën e Berlinit me 5-2.

Nuk kishte pasur kurrë një debutim më ambicioz në historinë e Bundesligës. Për tifozët e Borussia Dortmund, ndihet sikur Youssoufa Moukoko tashmë ka qenë përreth për një kohë të gjatë, por sapo mbushi 16 vjeç ai më në fund u lejua për të bërë debutimin e tij në Bundesligë të shtunën (21.11) kundër Hertës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Momenti historik erdhi në minutën e 85-të në Stadiumin Olimpik të Berlinit, kur ai zëvendësoi  Erling Haaland, heroin e Dortmundit me katër gola. Moukoko, i cili me 16 vjeç e një ditë bëhet lojtari i pestë më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Evropë, pati disa prekje të bukura topi, por natyrisht, nuk pati shumë kohë për të impresionuar. Por ai do të ketë shumë kohë për këtë, ndonëse tani për tani Moukoko mund të gëzojë lavdinë e thyerjes së rekordit të Nuri Sahin, vendosur në 2005, që pati debutuar me 16 vjeç e 11 muaj.

Historia e Sahin është një paralajmërues që jo të gjithë talentet e rinj arrijnë kulmin, por pas katër sezonesh mahnitëse në ligat rinore të Gjermanisë, është e kuptueshme pse Moukoko gjeneron interes të tillë. Sulmuesi i lindur në Kamerun i ka krijuar vetes me Dortmundin një reputacion si një makineri golash. Sezoni i tij më i mirë deri më tani ishte 2018/19 kur ai shënoi 46 gola dhe 8 asist në 25 ndeshje. Sezonin e kaluar, ishte vetëm 34 gola dhe 9 asist në 20 ndeshje, dhe këtë sezon ai ka shënuar 10 gola në tri ndeshje. Është e sigurt të thuhet se ai është rritur para kohe në ekipe me “nën” në emërimet e tyre.

“Është kënaqësi ta stërvisësh atë”

Kuptohet që trajneri i Dortmundit, Lucien Favre pret me padurim të shohë se çfarë mund të bëjë i diplomuari i tij i fundit i akademisë në ekipin e profesionistëve. “Ai është shumë i mirë dhe ka një potencial të madh,” tha Favre, i cili e ka mirëpritur Moukokon në seancat stërvitore për profesionistët në Dortmund që nga janari, para se kufizimet e COVID-19 ta bënin këtë më të vështirë për lojtarët e rinj. “Ai nuk e di me cilën këmbë po luan! Ai është shumë efikas me të dyja – është bukur ta shohësh atë dhe është kënaqësi ta stërvisësh”.

Kjo do të thotë që vija aktuale e frontit të Dortmundit ka shumë për të ofruar. Haaland, Gio Reyna dhe Jadon Sancho mund të konsiderohen si vija e parë më tërheqëse e brezit të ri të sulmuesve në Evropë, dhe me Moukoko që ka të ngjarë të përdoret si zëvendësues i Haaland, ekipi i Dortmund ka mjaft potencial në sulm.

Me famën shtohet pritshmëria dhe me këtë rritet edhe presioni. Dortmundi po planifikon ta mbajë Moukkoko sa më gjatë të jetë e mundur të mbrojtur nga grackat e mundshme si dhe larg syrit të medias derisa ai të arrijë moshën e pjekurisë 18 vjeç. Sancho erdhi tek Dortmundi kur ishte 17 vjeç dhe pjekurinë e mbërriti në sezonin e dytë, një klub që di të menaxhojë talentet e reja. Edhe për Moukoko nuk mund të presësh mrekulli brenda natës, ndonëse tifozët janë të etur për këtë.

Fußball Bundesliga 8. Spieltag I - Hertha BSC v Borussia Dortmund

Fillime modeste

Për Moukoko, rrugëtimi i tij deri në këtë pikë suksesi  zë fill që nga maji i vitit 2009. Vetëm katër vjeç, ai ra në dashuri me futbollin ndërsa shikonte gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve midis Chelsea dhe Barcelona në televizor në shtëpinë e gjyshërve të tij në qytetin e tij të lindjes, kryeqyteti i Kamerunit, Yaounde.

Vetëm pesë vjet më vonë, ai u fut në rrugën e duhur për t’u bërë një futbollist profesionist në Gjermani, veçanërisht Shën Pauli i Hamburgut, ku u bashkua me babanë e tij në akademinë e klubit. Dy vjet më pas, Dortmundi tashmë e kishte rrëmbyer atë dhe e kishte transferuar në akademinë e të rinjve. Një shenjë e hershme e vëmendjes që Moukoko pati, BVB e futi atë drejt në anën e tyre nën-17 si një 12-vjeçar. Nike, i cili gjithmonë ka nuhatje për një super yll që lulëzon, gjithashtu e lidhi atë me një marrëveshje sponsorizimi afatgjatë me të ardhura të majme.

Fußball Spieler Youssoufa Moukoko Borussia Dortmund

As që mund ta mendonit se Moukoko, i cili tashmë ka përfaqësuar Gjermaninë në nivelin nën-20 vjeç këtë sezon, është një nga lojtarët e rinj më të përfolur në botë i vendosur tashmë në Dortmund. Ai jeton në një kabinë 18 metra katrorë në qendrën e trajnimit të Dortmundit, por tashmë ka mundësitë financiare për t’u kujdesur për prindërit e tij, të cilët ende jetojnë të dy në Hamburg.

“Kam lexuar atë që shkruajnë mediat, por nuk bëj presion mbi veten time,” tha Moukoko për faqen e internetit të Dortmundit në një intervistë të rrallë gjatë, së cilës klubi la të kuptohej se ai mund të paraqitej në Berlin.

Futbolli është një sport kaq profesional sa që talentet adoleshente mund të dallohen dhe të përgatiten për të qenë të gatshëm të bëjnë debutimet e tyre sapo të bëhen 16 vjeç. Debutimet për lojtarët e moshës dhe përvojës së Moukoko ka të ngjarë të bëhen më të zakonshme në të ardhmen. Por pyetja për Moukoko është nëse ai do të kujtohet në vitet që vijnë për më shumë sesa vetëm moshën e tij.

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

SHBA: Bye, bye “Open Skies”

Lajmi tjetër

35 të vdekur dhe 387 raste të reja me COVID-19

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
SPORT

Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

29 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM