Një tarifë për xhamitë do ulte varësinë e komunitetit musliman gjerman nga vendet e huaja (kryesisht Turqisë dhe Arabinë Saudite). Kështu mendojnë politikanët e të djathtës CDU, kurse e hapur për këtë ide është edhe partia e majtë SPD, shkruan “Die Zeit”.
E ashtuquajtur “tarifa e xhamive për muslimanët është një mundësi që Islami të emancipohet nga shtetet e huaja dhe të orientohet më fuqishëm drejt Gjermanisë,” thotë Thorsten Frei nga partia e CDU, përcjell foldrejt.com.
Tarifa e xhamive është një “hap i rëndësishëm” që do sjellte pavarësinë financiare të xhamive.
Akoma nuk është diskutuar përqindja e kësaj tarife./Foldrejt.com