7124 franga në muaj – janë të ardhurat mesatare për një shtëpi zvicerane. Prej kësaj rroge, shpenzimet bazë për konsum dhe banim shkojnë rreth 5000 franga – prej të cilave mesatarisht për qira dhe rrymë paguhen 1476 franga në muaj, për ushqime bazë dhe pijë jo-alkoolike 632 franga, kurse 210 franga në muaj shkojnë për veshmbathje dhe atlete.
Por mos mendoni se gjithçka në Zvicër është mrekulli. 60 përqind e shtëpive nuk plotësojnë këtë normë të ardhura. Ata shtëpi që përfitojnë më shumë se 7124 franga kanë mesatarisht 2.2 persona.
Në fund gazeta më e klikuar zvicerane “Blick” thotë se për shumicën e familjeve në Zvicër mbetën pak për të kursyer./Foldrejt.com