Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

7 muaj më parë
in KOSOVË, LAJME, OP/ED, POLITIKË, SOCIALE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Se gjëma e ideologjisë së LGBTQI+ po përhapet përditë e ma shumë te ne me imponim propagandistik mediatik, gati se edhe ligjor, kjo më as që vihet në dyshim. Një detaj që ma kapi vëmendjen gjatë fjalimit në Kuvend të deputetit Eman Rrahmani rreth doracakut të edukatës seksuale ishte ajo se disa deputetë ishin shprehur privatisht se këto agjenda nuk do ndikojnë te fëmijët e tyre sepse ata do i edukojnë kundër kësaj ideologjie jashtë shkollave! Po përse ta lejojnë ata në radhë të parë instalimin institucional të kësaj ideologjie? Përse heshtin e fshihen, kujt ia kanë frikën, mos atyne t’hujve nalt atje n’Dragodan, ambasadave, ojq-ve të huaja? Siç kanë vajtur punët gjer këtu, një gjë është goxha e parashikueshme, do bëhet çmos që pasi kjo ideologji e shtyrë para nga agjendat e prapaskenëshme ndërkombëtare të marrë forma ligjore të imponohet gradualisht edhe publikisht nëpër institucione shkollore. Dy skenarë bajagi të mundshëm: në rastin më të mirë vetëm trajnime e projekte të shpeshta ofruar mësimdhënësve e edukatorëve (zakonisht nga ojq vendase me financime nga të huajt) rreth përhapjes së kësaj ideologjie nëpër institucione shkollore. Në rastin më të keq, trajnime obligative të mësimdhënëseve rreth kësaj ideologjie që si kusht do të kenë pajisjen me licenca! Imponime të tilla institucionale, sidomos ndaj mësimdhënësve, bëhen me të vetmin qëllim: ta normalizojnë këtë ideologji të shthurjeve seksuale dhe ta bëjnë atë sa më të pranueshme, fillimisht duke ua injektuar këtë toksinë nxënësve të shkollave, në mbarë shoqërinë gjithnjë nën sloganet e identiteteve të llojllojshme gjinore (mbi 100 identitete gjinore) dhe flamujve shumëngjyrësh që na thuhet se paraqesin kulmin e të drejtave të njeriut, zhvillimit, progresit, çlirimit të shqiptarëve nga prapambetjet patriarkale, provinciale, fetare e tradicionale, dhe integrimit të vendit drejt Evropës, asaj Evrope që deri dje e quanin kurvë.

Eksponentë çjerrës të këtyre shthurjeve në vendin tonë donë t’ua mbushin mendjen popullit se Evropa e Perëndimi sikur njëzëri qenkan pajtuar njëherë e përgjithmonë rreth kësaj ideologjie bekimet e së cilës donë tash t’ua falin edhe të gjorëve si ne. Kjo s’është e vërtetë. Perëndimi s’flet njëzëshëm për të, edhe aty ziejnë debate dhe ka kundërshtime nga më të ashprat që përpiqen t’ua ndalin hovin këtyre shthurjeve dhe degradimeve njerëzore. Së fundmi Republika e Irlandës ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të saja ku parashihej të ridefinohej roli i nënës dhe i familjes tradicionale si themel moral i shoqërisë, këto që i kanë halë në sy ideologjitë progresiste.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Përvojat e shteteve Perëndimore, veçanërisht ato të SHBA, kanë treguar qartazi se si ka filluar, si është zhvilluar, si është imponuar në mënyrë institucionale ideologjia e LGBTQI+ te masat e gjera si dhe dëmet e traumat e hatashme që kanë lënë pas, sidomos te moshat e njoma. Skripti i ecurisë së kësaj agjende është thuajse i njëjtë kudo në botë. Fillon me propagandë mediatike e fushata stigmatizimi – zakonisht me financime të majme e sponsorizime të magnatëve megalomanë të korporatave të mëdha – zhvillohet dalëngadalë duke metastazuar më pas në rrafshin ligjor dhe atë edukativo-arsimor, ku në shënjestër kryesore vihen nxënësit e shkollave, moshat më të ndjeshme. Pasi t’i kaplojë mirë e mirë organet e ndryshme shtetërore e ligjore, ideologjia e LGBTQI+ tenton pastaj me çdo kusht e në çdo mënyrë të mundshme të sheshojë gjininë e seksin, por vetëm pasi ta ketë përhapur martesat midis gjinive të njëjta e shthurjet tjera seksuale, duke mos kursyer madje as gjuhën, siç është rasti me përdorimin e përemrave vetorë dhe termave të tjerë (kujtoni së fundi futjen tinëzare të termave prindi 1 dhe prindi 2, në vend të nëna dhe babai, në një formularë të një administrate shkollore në Prishtinë!). Zërat kundër linçohen e u mbyllet goja, shpallen ekstremistë, radikalë, homofobë, ksenofobë, të prapambetur (te ne bile edhe talebanë me tesha kat!), pro-rusë, të mashtruar nga Trump, punonjësve të institucioneve të ndryshme u merren licencat e punës vetëm pse flasin publikisht kundër shthurjeve të tilla. Debatet kryesisht televizive mbi këtë temë zhvillohen vetëm duke u nisur nga ca ndjenja të përçudnuara që vijnë nga inxhinieringu social i shtyrë nga lart poshtë, por asnjëherë nën rigorozitetin e provave dhe shtjellimeve filozofike. Karshi këtij inxhinieringu social, në kuadër të cilit hynë edhe ideologjia e LGBTQI+, që viteve të fundit shkel si me tank çdo gjë që i del përpara, kanë kapitulluar thuajse të gjitha orientimet politike dhe segmentet e shoqërisë perëndimore.

Sigurisht se barra më e madhe në këtë arenë te ne bie mbi muslimanët ngase vetëm Islami e ruan dhe e mbron natyrshmërinë njerëzore, familjen tradicionale, rolet e burrit dhe gruas brenda familjes dhe në edukimin e fëmijëve, prejardhjen familjare (njëra ndër pesë maksimat e njohura islame), e cila sot po kërcënohet nga surrogacia. Po, Islami mbron edhe termat e rëndomtë e të natyrshëm, nënë, baba, mashkull, femër, djalë, vajzë. Ruan dhe dëfton të vërtetat e vetëkuptueshme e të natyrshme, dhe përkrah këdo që përpiqet t’i mbajë ato e të kultivojë edukatë e moral nga to, qoftë musliman a jomusliman. Vetëm Islami sot e ka fuqinë dhe mekanizmat e duhur për ta luftuar këtë ideologji shkatërruese, qoftë në nivel global, qoftë në atë lokal.

Muslimanët në vendin tonë në cilëndo cilësi që janë e kanë për detyrë t’i shprehin qartë, zëshëm e publikisht qëndrimet ebesimet e tyre kundër dukurive të tilla mu me gjuhë fetare, jo vetëm ligjore e laike. Të mos e kufizojnë veten duke thënë se vetëm hoxhallarët duhet të flasin për këso dukuri. Të bashkëpunojnë me këdo, të krishterë, të pafe, që ka vullnet të mirë në drejtim të mirëqenies së fëmijëve tanë. T’ua deshifrojnëme vakt e saktë skriptin bartësve të agjendave të huaja që rrinë prapa cilësdo parti në pushtet e të cilët shtiren në publik kinse e kanë për të mirën e nxënësve tanë. Si mund ta kenë për të mirën e fëmijëve tanë kur të tillët përkrahin qoftë në heshtje, qoftë publikisht gjakatarët e shtetit terrorist cionist që deri më sot ka vrarë para syve të botës mbi 11,000 fëmijë palestinezë?!

Muslimanët nuk duhet harruar se përkundër gjithë kësaj furtunee trysnie, përkundër të gjitha fondeve që derdhen për ta përhapur këtë dhe ideologjitë tjera, anise në dukje të pandalshme, Allahu i Plotfuqishëm nuk do të lejojë që kjo palë të arrijë suksesin e synuar. Ai ka thënë se kjo palë, pra, pala e shejtanit është e dobët, e dështuar:  “Ata janë pala e shejtanit. Në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit.” [Kuran, 58:19]. Allahu do t’i ndihmojë gjithsesi besimtarët në kë drejtim përderisa ata i përvishen punës me sinqeritet: “Ata janë pala e Allahut dhe vërtet që pala e Allahut do të jetë fituese.” [Kuran, 58:22].

Visar Zeka

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Xhamia e Dardanisë ndihmon në renovimin e Xhamisë „Katër Llullat“

Lajmi tjetër

Rruga e gabuar: A po rrezikojmë vlerat familjare në emër të modernizmit?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM