Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), ka raportuar se në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e importit në Kosovë kanë shënuar rritje, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit paraprak, shkruan Fol Drejt.
“Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me TM2 2022 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 5,0%” – pasqyron Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP), TM2 2023; i publikuar nga ASK.
Po ashtu bëhet e ditur se, përgjatë këtij tremujori, ka një rritje të çmimeve të importit, krahasuar edhe me muajin paraprak.
“Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj.”
Në anën tjetër, ka pasur një rënie të çmimeve në disa sektorë të tjerë:
“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj.”
“Çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje në një mesatare prej 1,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 %); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9%); lëkura dhe artikujt e saj (11,5%); etj.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3%); këpucët (-3,4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1%); etj.”
Ndërkaq:
“Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,0% në TM2 2023, krahasuar me TM2 2022. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6%); letra dhe artikujt e saj (19,4%); tekstili dhe artikujt e tij (17,9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5%); mjetet e transportit (12,8%); lëkura dhe artikujt e saj (10,2%) etj.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2%) dhe produktet minerale (-3,2%)” – thuhet në raportin e publikuar nga ASK./FolDrejt/