Zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë marr vëmendjen edhe të shteteve fqinje. Nga Bosnja e Hercegovina analistë politikë këshillojnë kosovarët që t’i rezistojnë presionit ndërkombëtar, por të mos e pranojnë në asnjë mënyrë asociacionin, shkruan Fol Drejt.
Jasmin Mujanoviq, analist politik i njohur, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se vendimi për asociacionin, do të ndikojë në përcaktimin e formave të politikës për dekadat në vijim për krejt rajonin.
“Pse ka rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor që Kosova t’i rezistojë me sukses fushatës së vazhdueshme të presionit nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) që të krijojë një ‘Asociacion të komunave me shumicë serbe’? Sepse është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme…”, ka shkruar Mujanoviq.
Why does it matter for the whole of the W. Balkans that 🇽🇰 successfully resists the ongoing pressure campaign by 🇷🇸, 🇺🇸, & 🇪🇺 for it to create an “Association of Serbian Municipalities”? Bc it is a struggle to determine the shape of the region’s politics for decades to come.🧵
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) February 2, 2023
Sipas tij, Kosova është në të drejtën e saj dhe Kryeministri Albin Kurti ka të drejt ta refuzojë propozimin.
E vetmja mënyrë që rajoni të ecë përpara, është të mos lejohet kantonizimi i Kosovës, sipas tij.
“Askush në Perëndim nuk do të toleronte të jetonte nën një regjim të stilit të Dejtonit. As Kosova nuk duhet, as boshnjakët nuk do të duhej…” – ka vijuar ai./FolDrejt/