Ajo të përvëlon që me prekjen e parë, por pavarësisht drithërimës është e pamundur të heqësh dorë prej saj.
Ajo që duhet të dimë është se në luftën kundër alergjive, të gjitha ilaçet shoqërohen me efekte të shumta anësore ndërkohë që hithra lufton alergjinë por jo vetëm që nuk ka asnjë efekt anësor por edhe të jep përfitime të tjera shëndetësore.
Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave. Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.
Sot, në Gjermani hithrat shiten si një bimë medicinale për sëmundjet e prostatës. Ajo përdoret gjërësisht në përgatitjen e shumë ilaçeve kundër inflamacioneve. Në Shtetet e Bashkuara, gjethet e hithrave përdoren shumë për sëmundjet e raumatizmës, artritit, tensionit të lartë të gjakut dhe alergjive. Rrënjet e hithrave përdoren edhe si kurë natyrale për rënien e flokëve, ciklet femërore, hemorroidet dhe ekzemën. Nëse e vendosni hithrën në gishta ose në zona të tjera të prekura nga artriti, dhimbjet mund të qetësohen deri ne 85%.Siç mund ta keni kuptuar, përfitimet që vijnë nga hithra janë shumë të mëdha sa vështirë të renditen të gjitha në një copë letër. AgroWeb ka identifikuar vlerat kryesore të hithrës që ju këshillojmë t’i ndani me miqtë tuaj
1. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar
2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit
3. Hithrat luftojnë alergjitë.
4. Ndihmojnë me diabetin
5. Tek nënat shtatzëna ndihmojnë me prodhimin e qumështit
6. Çlirojnë dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut
7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt
8. Ul tensionin e lartë të gjakut
9. Ndihmon me sëmundjet respiratore
10. Ndalon gjakderdhjen
11. Zvogëlon inflamacionin
12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës
13. Minimizon të vjellat
14. Shëron nga i ftohti
15. Lehtëson nga diarea
16. Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin
17. Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta
18. Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore
19. Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët
20. Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit.