Në një deklaratë nga shteti Guerrero, thuhet se dy persona të tjerë janë plagosur në sulmin e së mërkurës.
Persona të armatosur të paidentifikuar vranë 18 persona, përfshirë kryetarin e bashkisë, kur hapën zjarr në një bashki në shtetin jugperëndimor të Guerrero, i cili është kapluar nga një valë dhune bandash, thanë sot autoritetet meksikane.
Midis të vrarëve në San Miguel Totolapan ishin kryebashkiaku Conrado Mendoza, babai i tij dhe ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza, si dhe zyrtarë të tjerë lokalë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.