Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të shkatërruara në Paktika.
Të paktën 250 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur në një tërmet me magnitudë 6.1 që goditi provincën Paktika në Afganistanin lindor, thanë zyrtarët lokalë, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Shumica e viktimave janë regjistruar në Paktika, por viktima ka edhe në provincat lindore Nangarhar dhe Kost./FolDrejt/