Të paktën 300 të vrarë dhe të plagosur u nxorën nga rrënojat si pasojë e sulmeve ajrore që avionët izraelitë kryen në lagjen Shuja‘iyya në lindje të qytetit të Gazës, transmeton AA.
Nga sulmi i ushtrisë izraelite në lagjen Shuja‘iyya janë shkatërruar shumë shtëpi ku jetonin shumë palestinezë.
Sipas një deklarate me shkrim nga shërbimi i Mbrojtjes Civile palestineze, deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë të paktën 300 persona të vrarë dhe të plagosur.
Ndërkohë theksohet se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se shkatërrimi është kryer në një sipërfaqe të madhe dhe se procesi i kërkim-shpëtimit zhvillohet me mundësi të kufizuara.
Banorët e zonës kanë thënë se në zonën ku janë kryer shkatërrimet jetonin qindra persona, përfshirë të zhvendosurit.
– Në Shuja‘iyya u shkatërruan të paktën 50 shtëpi
Në një deklaratë nga Zyra për media e Qeverisë në Gaza thuhet se avionët izraelitë me dhjetëra raketa dhe bomba shkatërruan në Shuja‘iyya të paktën 50 shtëpi.
Më tej theksohet se administrata amerikane, e përfaqësuar nga presidenti Joe Biden dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken janë përgjegjës për gjenocidin e kryer nga Izraeli në Gaza, transmeton AA, përcjell Fol Drejt.