Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe tetë janë të zhdukur në përmbytjet shkatërruese që goditën Filipinet, njoftuan sot zyrtarët.
1.77 milionë njerëz në 14 rajone janë të kërcënuar nga përmbytjet, njoftoi Këshilli Kombëtar për Kontrollin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, transmeton Fol Drejt.
Më shumë se 14,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre. Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë llogariten në gati gjashtë milionë dollarë, ndërsa dëmi që do të pësojë bujqësia i kalon dhjetë milionë sipas zyrtarëve./FolDrejt/