Të paktën shtatë persona humbën jetën në përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur në veriperëndim të Turqisë, njoftoi sot agjencia shtetërore turke Anadolu.
Dy persona vdiqën dhe 31 u plagosën në lagjet veriore të Stambollit, Basaksehir dhe Kuçukcekmece, ku përmbytjet në rrugë lëvizën makinat, raporton Reuters.
Pesë persona kanë vdekur dhe një person është zhdukur në provincën Kirklareli, pranë kufirit me Bullgarinë dhe Greqinë, pasi disa shtëpi janë përmbytur, sipas mediave lokale.