Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor kanë më shumë nevojë për ndryshime se për konferenca

5 vjet më parë
in BOTA, DIASPORË, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Brankica Smilaniq, Banjalukë: Ne të rinjtë nuk e kemi në dorë shkopin magjik, por nuk do të presim edhe 10 vite të tjera!

Lajmërohuni… shënoni kodin…  Kështu fillon pothuajse çdo konferencë përmes Zoom-it kohët e fundit. Por konferenca e fundit ishte ndryshe. Ishte kjo një konferencë ndërkombëtare, me titull: “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor“, e organzuar nga Shoqata për Evropën Juglindore dhe instituti Aspen në Berlin. Në konferencë morën pjesë ekspertë dhe vendimmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe shtetet anëtare të BE dhe institucionet e BE. Platforma kishte edhe një mundësi “shoqërimi” online, që më ka befasuar për mirë, sepse na ofroi mundësi për shoqërim dhe komunikim. Ajo që u ka munguar konferencave ndërkombëtare është edhe zëri i të rinjve, e në këtë rast kemi pasur mundësinë të themi mendimet tona. Të rinjtë që duan të shkojnë jashtë, por edhe ata që nuk duan të shkojnë, kanë qenë panelistë të konferencës. E kësaj radhe është dëgjuar edhe zëri i të rinjve nga rajoni.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kur dëgjoni ministrat dhe kryeministrat e vendeve të rajonit, siç është Meliza Haradinaj-Stublla nga Kosova apo ministri Srgjan Darmanoviq nga Mali i Zi, që thonë se nuk e kanë të qartë tërësisht se çfarë do të ndodhë me vendet tona, atëherë nuk është habi që të rinjtë nga vendet tona janë të dëshpëruar. Nuk kemi dëgjuar asgjë konkrete dhe të re. Nga ana tjetër, konferenca u ka ofruar të rinjve mundësinë që t’ju drejtohen këtyre politikanëve drejtpërdrejt dhe pa frikë. Kjo është një shenjë e mirë se jemi në rrugën e duhur.

Pas konferencës megjithatë nuk kam pasur përshtypjen se gjërat do të ndryshojnë shpejtë. Kemi dëgjuar vetëm për problemet, të cilat i dimë edhe ne dhe për atë që kanë bërë politikanët, por nuk kemi parë ndonjë mesazh të qartë se çfarë do të ndryshojë. Ata disa herë përsëritën se nuk kanë në dorë shkopin magjik apo sferën e kristalit për të ndryshuar gjërat dhe për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por ne nuk kemi kohë të presim edhe 10 vite të tjera. Na duhen ndryshime sa më shpejt që është e mundur e jo sfera e kristaltë për të parashikuar të ardhmen, ndryshe njerëzit do të ikin nga vendet e tyre. Sepse ata nuk po shohin dritë në fund të tunelit.

Na duhen të dhënat se sa të rinj do të kthehen në vend, pasi të kenë shkuar për vizitë në ndonjë vend tjetër, në radhë të parë në Gjermani. Sepse jo të gjithë të rinjtë shkojnë atje për gjithmonë. Të rinjtë që shkojnë atje dhe kthehen sërish, kanë nevojë për një politikë më të mirë dhe pa korrupsion.

Më kujtohet që drejtuesja e një paneli, Valbona Zeneli, nga qendra George C. Marshall, në ditën e dytë të konferencës, në një pyetje të pjesëmarrësve, u përgjigj se të gjitha paratë e BE janë shfrytëzuar në mënyrën e duhur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP). Por ne e dimë që kjo nuk është e vërtetë. Ku janë shfrytëzuar 9 miliardë eurot e dedikuara për BP? Dhe a mund të zgjidhim problemin me korrupsionin? Këto janë pyetjet e mia për politikanët e BE dhe ata të rajonit.

Elion Kollçaku, Prishtinë: Ka ardhur koha e fundit që qeveritë e vendeve të BP të veprojnë!

Konferenca “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor“ na ka dërguar një mesazh shumë të fuqishëm në tri ditët e fundit. Fakt është që të rinjtë po ikin, në këtë rast miqtë e mi, moshatarët e mi dhe ky është një problem shumë serioz, të cilin qeveritë në vendet e BP duhet ta zgjidhin urgjentisht. Ballkani Perëndimor po humb çdo ditë potencialin e vet. Mjekët, infermierët, inxhinierët, arkitektët dhe profesionistët e tjerë po largohen nga këto vende.

Të dhënat se 71% e të rinjve do të ikë nga vendet e BP, sipas Barometrit Ballkanik, të publikuar në qershor të vitit 2020 nga Shoqata për bashkëpunim rajonal, janë frikësuese. Të rinjtë po largohen për të gjetur një perspektivë më të mirë dhe për të bërë karrierë në vendet e BE, ku kanë shumë më shumë mundësi sesa në vendet prej nga vijnë.

Perspektiva evropiane natyrisht që është një prej shkaqeve kryesore për largimin e tyre, por e vërtetë është që ata ikin edhe për shkak të korrupsionit, nepotizmit, papunësisë dhe pamundësisë që të kenë një shkollim të mirë.

Përveç kësaj, liberalizimi i vizave edhe më tej është një problem shumë i madh për rininë kosovare. Ne nuk mund të udhëtojmë, nuk mund të mësojmë dhe shkëmbejmë përvojat me të rinjtë e tjerë nga vendet e BE apo rajonit. Më lehtë e kemi të shkojmë në vendet e largëta, sesa të udhëtojmë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe studimet. Unë kurrë nuk e kam vizituar Bosnjë-Hercegovinën dhe do të jetë shumë vështirë që të takoj partneren time në kuadër të projektit të DW, Balkan Booster, Brankicën.

Si të rri në një vend ku vetëm para shtatë ditësh u bë publik lajmi për vjedhjen e 2 milionë eurove nga thesari i Kosovës, ku nuk ka mundësi të punësohesh, madje edhe nëse ke ndonjë master…Unë vazhdoj të shtroj pyetjen: çfarë mund të na motivojë që të mbetemi në vendet tona, kur as ministrat dhe personat në pozitat më të larta shtetërore nuk kanë përgjigje të bindshme dhe motivuese për këtë?

Unë e dua vendin tim, por e dua edhe karrierën time, dua punë dhe perspektivë. A ma mundëson këtë shteti im? Jo. A ndihmojnë projektet të tilla të BE, si ky? Po, ndaj konferenca të tilla janë shumë të rëndësishme. Por të rinjtë e Ballkanit Perëndimor kanë më shumë nevojë për ndryshime sesa për konferenca.

 

Brankica Smilaniq dhe Elion Kollçaku janë pjesë e projektit të DW, Balkan Booster.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Berlin: Tri fe, një shtëpi e përbashkët – Fillimi i punimeve po afron

Lajmi tjetër

Del paralajmërimi i Foldrejt.com: Kërkohet “tërheqja e pasaportës austriake për mbështetësit e terroristëve”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM