Një rast me të shtëna armësh është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Malishevës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:07, në parkingun e stadiumit “Liman Gegaj” të kësaj komune, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, pas informatës për të shtëna me armë zjarri, në lokacionin e lartcekur, patrulla e policisë ka hasur dhe konfiskuar njëmbëdhjetë(11) gëzhoja te kalibrit 9mm që dyshohen se janë të armës me gaz.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është nën hetime./FolDrejt/