Në një lokal në Kaliforni janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave janë plagosur gjashtë njerëz. Deri tani, nuk ka informacione për viktima.
Sipas mediave amerikane, ka pasur rreth 30 të shtëna. Sipas policisë, i dyshuari është një djalë rreth moshës 20-vjeçare, me mjekër dhe i veshur i gjithi me të zeza.