Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas presionit të aleatëve ndërkombëtar, për ta pezulluar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.
Rama ka thënë se duhet të zbatohet kushtetuta e Kosovës, duke iu referuar agresionit të Serbisë në Banjskë ai tha se thelbësore është të duhet ndjenja e ekuilibirit.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkroi Rama në X.