I ndodhur mes bllokadash perëndimore, Irani ka protestuar pas dëbimit të dy ambasadorëve të saj nga Tirana. Vendimi i qeverisë së Tiranës nuk është ligjor dhe bazohet na informacionet e falsifikuara dhe të konstruktuara, thonë nga ministria e jashtme e Teheranit, shkruan foldrejt.com. Sipas Ministrisë së Jashtme të Iranit, Shqipëria është bërë një viktimë e rastësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe disa grupeve terroriste. Ata thonë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet të lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.
Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria ka ndodhur të mërkurën, me arsyen se kanë kryer aktivitete kundër sigurisë së vendit.
Shqipëria është strehuese e 4500 muxhahedinëve iranianë, të cilët vlejnë edhe si pasardhësit e qeverisë së mullahëve në Teheran. Kjo mund të ketë shkaktuar përplasjen diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit.