E enjte, 25 Prill, 2024

TEKNIKA SI TË MENDONI POZITIVISHT

Shumë nga ne harxhojmë shumë kohë brenda mendjes tonë – duke u shqetësuar rreth të ardhmes, duke i rixhiruar në mendje ngjarjet e të shkuarësn, dhe zakonisht duke u përqëndruar në pjesët e jetës, të cilat na lënë të pakënaqur. Mendimet e zakonshme, ato negative, apo ato të padëshiruara mund të të ndalojnë të kesh kënaqësi prej eksperiencave aktuale, të të shpërqëndrojnë ty nga fokusimi në atë çfarë është e rëndësishme, dhe të shterojnë energjitë e tua. 

1. Njihni burimet e mendimit.elegant woman deep thought thinking concerned hands clasped pray female people emotion

Lexoni edhe..

Mendjet tona kanë mënyra të zgjuara dhe këmbëngulëse, për të na bindur për diçka që nuk është në fakt e vërtetë. Këto mendime të pasakta përforcojnë të menduarin negativ. Nëse ju mund t’i njihni ato, atëherë mund të mësoni t’i sfidoni. Ja cilat janë  shtrembërimet e zakonshme të mendimeve:

Të menduarit Bardh e Zi. Duke e parë gjithçka në njërën formë ose në tjetrën, pa ndonjë formë të mesme.

Personalizimi. Të pretendosh se ti duhet të fajësohesh për diçka që shkon gabim, është si të mendosh për dikë që nuk të buzëqeshi, për arsye se ti ke bërë diçka për ta mërzitur atë person. (Ka më shumë të ngjarë që ai person është duke patur një ditë të keqe, dhe humori i tij ose i saj nuk ka fare të bëjë me ty).

2. Sfidoni mendimet negative.woman thinking computer office desk business paint brush studio knife galsses pretty female beautiful concentrate

Sa herë që keni një mendim të shtrembëruar, ndaloni dhe vlerësoni nëse është i saktë. Mendoni se si do të përgjigjeshit, nëse një shoqe do fliste rreth vetes së saj në atë mënyrë. Juve ndoshta do të ofronit një kundërshtim të fortë, ndaj pikëpamjes negative të saj. Aplikoni të njëjtën logjikë ndaj mendimeve tuaja.

3. Çlironi gjykimin.man deep thinking computer concerned beard office busines technology people

Ne të gjithë gjykojmë veten dhe të tjerët, zakonisht në mënyrë të pandërgjegjshme. Duke e krahasuar veten tonë në mënyrë konstante me njerëzit e tjerë, ose duke e krahasuar jetën tonë me ndonjë ideal, i shkaktojmë vetes pakënaqësi. Kur ti je në gjendje ta braktisësh gjykimin (jo e lehtë, por e mundshme), atëherë do të ndihesh më shumë rehat.

Disa mënyra për të bërë pak pushim nga mendimet gjykuese, përfshijnë njohjen e reagimit tënd, duke e vënë re atë, dhe pastaj duke e lënë të lirë. Një tjetër teknikë ndihmuese është të “gjykosh pozitivisht” Kur ju vini re se jeni duke e gjykuar negativisht një person, veten tuaj, ose një situatë, kërkoni tek këto, edhe një cilësi pozitive.

4. Praktikoni mirënjohjen.still items things notebook journal pages lines pen table still bokeh

Kërkimet tregojnë se ndjesia e mirënjohjes ka një ndikim të madh në nivelet tuaja të pozitivitetit dhe të lumturisë. Madje edhe kur ju jeni duke përjetuar një kohë sfiduese në jetën tuaj, ju mund të gjeni gjëra (madje gjëra të vogla), për të cilat të jeni mirënjohës.

Nëse vë re gjërat që po shkojnë mirë dhe të cilat të bëjnë të ndihesh i/e lumtur, atëherë do të mbahesh vazhdimisht në kontakt me ato. Mbajtja e një “ditari” mirënjohjeje, si dhe të shkruarit pak gjëra në të çdo ditë, është një mënyrë e lehtë dhe efektive për ta bërë këtë.

5. Përqëndrohu në forcat e tua.lake water tree plant nature forest reflection mountain valley snow winter cold weather people alone girl beanie bag travel adventure outdoor mobile phone touchscreen selfie camera

Eshtë në natyrën njerëzore për të jetuar me negativen dhe të mos e vërejë re pozitiven. Sa më shumë që e praktikoni fokusimin në forcat tuaja, dhe kur nuk jeton me gabimet që ke bërë, aq më e lehtë do të jetë të ndihesh pozitiv rreth vetes, apo dhe për drejtimin që jeta jote është duke marrë. Nëse e gjen veten duke menduar gjëra jo të mira rreth personalitetit ose veprimeve të tua, ndalo një moment për të menduar rreth diçkaje që ti pëlqen tek vetja jote.

Të ngjajshme