Temperaturat polare me minus kanë përfshirë gjithë vendin mëngjesin e sotëm, ndërsa rekordi është regjistruar në Manastir ku termometri ka shënjuar minus 18 gradë nën zero. Ndërsa në Tetovë diferenca është shume e ngushtë me vetëm 2 gradë Celsius duke shënjuar kështu -16, në Prilep -15, ndërsa -12 në Shkup.