Ka eskaluar situata mes izraelitëve dhe palestinezëve, pasi ushtria e Izraelit sulmoi të dielën një ndërtesë në Gaza ku vrau shtatë civile palestinezë. Organizata e armatosur Hamas i është kundërpërgjigjur armikut dhe ka shtuar se në rast se nuk ndalon sulmet ndaj civilëve, atëherë do sulmojë me raketa qytetet Ashdod dhe Beersheba, shkruan “Al Jazeera”, përcjell foldrejt.com.
Situata paraqitet më e tensionuar që nga lufta e 2014. Mes sulmeve të Izraelit është edhe bombardimi i Al-Aqsa TV të hënën dhe një stacioni policor.
Mediat izraelite kanë fotografuar qindra tanke të cilat transportoheshin drejt kufirit me Gazën. Kjo ka shtuar frikën e ndonjë ndërhyrje tokësore të ushtrisë izraelite në Gaza. Komuniteti Ndërkombëtar ka bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësim të situatës.