Tensionohet situata në Paris, rreth 200 të arrestuar dhe dhjetëra të plagosur

Vijojnë protestat e dhunshme në Francë që tani njihen si jelekët e verdhë e që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit. Mbi 180 persona janë arrestuar, kurse të lënduar raportohen 80 persona, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat ndërkombëtare.

Protestuesit kanë bllokuar rrugët në Champs Elysee, ndërsa shpesh dëgjohen edhe slogane për dorëheqjen e Macron-it.

Policia ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, ndërsa përdori gazin lotsjellës, granatat tymuese dhe ujin me presion në Champs Elysee. Shumë lokale dhe zyra administrative nuk funksionojnë në qytetin më të mbrojtur nga UNESCO./Foldrejt.com