Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak minuta më parë Turqinë dhe ishujt grekë në Egje.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.
Ndërkohë që tërmeti është ndjerë edhe në Greqi, në zonën e Athinës, Kretës e Militinit ku raportohet edhe për dëme.