Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter është regjistruar sot në perëndim të bregdetit të Kretës, njoftoi Observatori Kombëtar i Athinës.
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 18:36 me orën lokale, ishte 98 kilometra në jugperëndim të ishullit Kythera në detin Jon, raporton Ekatimerini.
Thellësia vlerësohet në 14 kilometra./FolDrejt/