Sistemi arsimor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ndodhet afër kolapsit ose tash vec është kolapsuar por duhet edhe disa vjet për ta kuptuar të gjithë. Punësime partiake, hakmarrje, dënime në rroga në vend të shpërblimit të më të mirëve, prindër që punojnë kundër shkollës dhe mësuesve, mos respekti ndaj profesionit “mësues”, mos përjashtimi i nxënësve dhe vendosja e tyre nëpër shkolla të zanateve, konkurse punësimi në mes të procesit mësimor duke rrezikuar punën e profesorëve pa vendim.
– Fitim Dika, arsimtar i matematikës në SHMQSH “Cvetan Dimov” – Shkup
Këto janë disa realitete të dhimbshme, që faji çdoherë duhet të shihet nga lartë poshtë. Bile edhe Gjermania që ka humbur disa vende në rangimin e PISA, shprehet e irrituar që fëmijët e emigrantëve kanë sjell rezultatet tepër të dobta në gjuhën gjermane dhe matematikë, duke nënkuptuar këtu edhe vëllezërit tanë në diasporë.
Gjithsesi, çfarë është testimi PISA? A mundeni që ju të llogaritni më mirë ose më keq sesa një nxënës 15 vjeçar? Në vijim keni disa pyetje të marra nga pyetjet e fundit të PISA, ku nxënësit tonë dhe sistemi ynë arsimor veç më ka dështuar….
Pyetja e parë nga dymbëdhjetë: Arsimi ka modeluar trekëndëshin e mëposhtëm duke e ndarë në trekëndësha më të vegjël të kuq dhe të kaltër si mëposhtë:
Sa është përqindja e trekëndëshave blu në katër rreshtat e parë të modelimit të Arsimit?
- 40%
- 50%
- 5%
- 5%
Pyetja 2. Në rast se Arsimi e vijon modelimin në rreshtin e pestë, si do ishte përqindja e pjesës së trekëndëshave blu në krahasim me të gjitha rreshtat e modelimit?
- 40%
- 50%
- 60%
- 7%
Pyetja 3: Arsimi kërkon që të vijojë modelimin e tij edhe me rreshta të tjerë. Ai pretendon, që përqindja e pjesës së trekëndëshave të kaltër është çdoherë më e vogël sesa 50 përqind.
A ka të drejtë Arsimi?
- Po
- Jo
Pyetja e 4: Le të shkojmë me fuqitë.
Nëse një numër gjithmonë e shumëzon me vetëveten, mund të përdorësh fuqitë.
Për shembull: : 8*8*8*8 = 8^4 (katër herë shumëzohet 8 me vetëveten)
Dhe
7*7*7*7*7*7 = 7^6 (gjashtë herë 7 shumëzohet me vetëveten)
Përcakto nëse shprehja e mëposhtme është e saktë ose e pasaktë:
Numri 8^16 është tetë herë më e madhe sesa 8^15
- E saktë
- E Pasaktë
Pyetja 5: Numri 8^10 është dhjetë herë më e madhe sesa 8.
- E saktë
- E pasaktë
Pyetja 6: Përcakto vlerën e shprehjes: (-5)^43 + (-1)^43 + (5)^43 =
- 0
- -1
- 1
- 5
Pyetja 7: Me cilën shifër përfundon fuqia 7^190:
- 1
- 7
- 9
- 3
Për ilustrim keni nëntë fuqitë e para të numrit 7:
7^1 = 7
7^2 = 49
7^3 = 343
7^4 = 2.401
7^5 = 16.807
7^6 = 117.649
7^7 = 823.543
7^8 = 5.764.801
7^9 = 40.353.607
Pyetja tetë: Perimetri i figurës A është më i madh sesa perimetri i figurës B:
- Çdoherë i vërtetë
- Ndonjëherë i vërtetë
- Asnjëherë i vërtetë
Pyetja 9: Nëse një monedhë e hedhim 50 herë, atëherë 25 herë do bije koka (dhe jo numri).
- Çdoherë e vërtetë
- Ndonjëherë e vërtetë
- Asnjëherë e vërtetë
Pyetja 10: Nëse shumëzohen dy numra tek, do fitohet përsëri numër tek.
- Çdoherë e vërtetë
- Ndonjëherë e vërtetë
- Asnjëherë e vërtetë
Pyetja 11: Dëgjueset dhe mikrofoni Stereo-In-Ears mesatarisht është vlerësuar në bazë të 163 vlerësuesve
5 Yje 47 (29 %)
4 Yje 41 (25 %)
3 Yje 34 (21 %)
2 Yje 28 (17 %)
1 Yll 13 (8 %)
Ata që e kanë vlerësuar me 1- dhe 2-yje
Arsyetojnë për shkak se:
Dëgjueset erdhën shumë vonë –> 13
Dëgjueset nuk erdhën kurrë –> 4
Mungonte ose ishte i dëmtuar teli –> 7
Njëri ose dy dëgjueset ishin të prishur –> 4
Paketimi nuk ishte i bukur –> 5
Vlerësim i gabuar –> 8
(komentim i mirë, vlerësim i gabuar)
Ademi është i shqetësuar nëse dëgjueset e tij nuk do vijnë ose do vonohen shumë. Bazuar në vlerësimet e mësipërme:
Sa është e mundshme që porosia të mos vijë kurrë ose të vonohet gjatë:
- 8%
- 10%
- 32%
- 41%
Pyetja e 12: Duke u bazuar në figurën e mëposhtme të Antartikut, me vizore përcakto sipërfaqen e saj të përafërt.
- 12 000 000 km^2 – 18 000 000km^2
- 20 000 000 km^2 – 26 000 000km^2
- 2 000 000 km^2 – 8 000 000km^2
Zgjidhjet e detyrave të PISA
- C) 6/16=37.5%
- A) 10/25=40%
- A) Po, numri i trekendeshave blu eshte cdohere për një më i vogël sesa numri i trekëndëshave të kuq.
- A) e saktë
- B) e pasaktë, teta shumëzohet 10 herë me vetëveten jo 8*10
- B)-1, numri negative në fuqi tek është minus.
- B) 190 kur pjesëtohet me 4 del mbetja 2, kurse 7^2 përfundon me shifrën 9.
- C) Perimetri është i barabartë mes atyre dy figurave. Do ndryshonte për syprinën.
- B)
- A)
- B)
- A) llogarite me formulën për syprinën e rrethit ku rrezja është përafërsisht 2000km
Nëse keni zgjedhur më shumë sesa 10 të sakta, atëherë jeni shumë mire në matematikë. /FolDrejt/