Lëvizja Antibixhoz e Tetovës do vijojë edhe sot me protesta për të mbyllur ose spostuar bastoret nga qendrat e qytetit dhe afërsia e tyre me shkollat me sëpaku tre kilometra distancë, shkruan foldrejt.com.
“Ftojmë të gjithë masovikisht edhe atë, duke filluar nga liderët e të gjitha subjekteve politike shqiptare, sektori civil, individë, popullin, të na bashkangjiten kundër këtij kanceri, kërkojmë nga bizneset mundësisht të mbyllin lokalet e ti themi STOP kazinove dhe bastoreve, me qëllim që të çojmë porosi kështu dhe duke mbrojtur fëmijët dhe shoqërinë tonë nga e keqja që na kanoset të gjithëve ne”, tha Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz, në thirrjen e tyre para disa ditësh.
Bixhozi është kthyer në një makth për shoqërinë shqiptare, ku shumë probleme familjare e kanë pikënisjen pikërisht aty./Foldrejt.com