Pas Donald Trumpit, Hashim Thaçi ka marrë letër edhe nga presidenti francez Emanuel Macron, ku e inkurajon për të dialoguar dhe të angazhohet për paqe.
“Ajo (ceremonia) na dha mundësi ne politikanëve, të vetëdijshëm siç jemi rreth mësimeve të së kaluarës dhe kompleksitetit të sfidave me të cilat përballemi, për të riafirmuar angazhimin për paqen dhe gatishmërinë për forcimin e dialogut dhe veprimit kolektiv”, është cituar të ketë thënë Macron.
Në ceremoninë e mbajtur në Paris më 11 nëntor të këtij viti, Thaçi ka qenë pjesëmarrës i kësaj ceremonie në mesin e 97 krerëve të tjerë botërorë. Bile ai ka qenë i ulur me liderët më të mëdhej botërorë, duke e lënë në plan të dytë Aleksandër Vucic dhe gjithë liderët tjerë rajonalë./Foldrejt.com