Presidenti i shtetit ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës rreth ratifikimit të ligjit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit”, tha Thaçi në një postim në rrjetet sociale.