Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh sot gjatë gjykimit i cili ka filluar që dje në Hagë.
Ai u deklarua edhe njëherë duke thënë se është i pafajshëm, pavarësisht akuzave me të cilat është i ngarkuar.
“Viktimat nuk marrin drejtësi, kur të pafajshmit ndiqen, një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza”, u shpreh Thaçi, shkruan Fol Drejt.
Tutje Thaçi tha se është gati të përballet me këtë sfidë dhe të ketë sukses në këtë drejtim.
Ai foli edhe për kohën se si u kthye nga Zvicra për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke theksuar se lufta dhe rezistenca e popullit të Kosovës, kishin qëllim lirinë, duke thënë se lufta iu imponua nga Serbia.
“Sot unë jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një Kosovë të lirë, të pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj ku sundon ligji”, tha tutje Thaçi./FolDrejt/