Leandro Trossard është afër Arsenalit, shkruajnë The Athletic dhe Fabrizio Romano.
Pasi mbetën pa Mihajlo Mudrik, i cili u largua për në Chelsea, Arsenali iu drejtua sulmuesit të kombëtares belge dhe Brighton.
“Më thanë se negociatat janë në një fazë të avancuar dhe transferimi mund të përfundojë në orët në vijim. Ata kanë rënë dakord për kushtet personale, Trossard do të marrë një kontratë afatgjatë”, ka shkruar Romano.
Trossard është një belg 28-vjeçar i cili shënoi shtatë gola në 17 paraqitje për Brighton këtë sezon dhe regjistroi tre asistime. Më herët në karrierën e tij ka luajtur për disa klube belge, ndërsa për kombëtaren ka bërë 24 paraqitje, duke shënuar pesë gola. Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 30 milionë eurove, transmeton Fol Drejt.