Një prej të dyshuarëve në kërkim për grabitjen e një shume prej 300 mijë paund në shtëpinë e futbollistit anglez të Chelsea, Raheem Sterling është në arrati në Shqipëri.
Të dhënat tregojnë se Henri Osmani, 44 vjeç, ka hyrë në Shqipëri më datë 18 korrik. Policia shqiptare, shkruan “The Sun”, kanë bashkuar forcat me policinë angleze për të gjetur personin në fjalë.
Grupi i grabitësve shqiptarë është i lidhur me 33 vjedhje në Surrey, Essex, Kent dhe Herts.
Grabitja e banesës së sulmuesit anglez ndodhi në periudhën kur ai ishte i përfshirë në Kupën e Botës në Katar me kombëtaren e tij të Anglisë./abcnews.al