Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupet teknike për vlerësimin e aseteve dhe vendburimeve të ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe për vlerësimin e kërkesave sociale për Minatorët e Trepçës, si pjesë e marrëveshjes me mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sindikatës së Minatorëve.
“Me propozimin tim, Qeveria themelon Grupet teknike për vlerësimin e aseteve dhe vendburimeve të ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe për vlerësimin e kërkesave sociale për Minatorët e Trepçës, si pjesë e marrëveshjes me mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sindikatës së Minatorëve. Ky është një hap drejtë finalizimit të regjistrimit të Trepçës si shoqëri aksionare dhe zgjidhje e problemeve 20 vjeçare për minatorët. Grupi për vlerësimin e të gjitha aseteve do të përgatisë propozimin final për Qeverinë, jo më larg se tre muaj pas miratimit të këtij vendimi”, ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, minsitri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.