Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.
“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtar”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, transmeton Fol Drejt.
Ky grup ndërinstitucional do të udhëhiqet nga MPJD dhe do ketë anëtarë disa ministri dhe ambasadorë.
Ekzekutivi po ashtu, pezulloi përkohshëm regjimin e vizave hyrëse ndaj shtetasve të Ukrainës që do të hyjnë në Kosovës.
Ndërsa, nisi procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në Uashington DC/Uashington dhe në Londër/Mbretëria e Bashkuar./FolDrejt/