Policia e Kosovës arrestoi një person në Viti.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:50, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/