Në mars ministri i jashtëm Rex Tillerson u shkarkuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Tashmë Tillerson ka shkruar ashpër kundër presidentit amerikan ku e paraqet “budalla, dhe tepër përtac”, shkruan foldrejt.com.
“Mua veçanërisht më erdhi rëndë, pasi erdha nga kompania ExxonMobil, e cila ishte e disiplinuar dhe funksiononte mirë, punonte me një njeri i cili është i padisiplinuar, i cili nuk e do leximin, nuk i lexon raportet nga brifingjet dhe nuk u kushton vëmendje detajeve në shumë gjëra dhe vetëm thotë ‘Unë besoj në të’”, tha Tillerson.
Tillerson njihet si figura kryesore që ndaloi ndërhyrjen e armatosur në Katar nga Arabia Saudite./Foldrejt.com