Fabrika Nestle ka pranuar që çokollatën e njohur Toblerone ta prodhojë konform rregulla islame – në këtë rast pa yndyrna të derrit. Nëpër botë Nestle ka 100 frabrika që prodhojnë ushqime hallall, shkruan foldrejt.com.
Çokollada toblerone që ka origjinën nga Berna e Zvicrës, nuk do ndryshojë receptën origjinale, pra do ketë shije po të njëjtë.
Ky vendim i fabrikës Nestle vjen jo vetëm për muslimanët e Lindjes së Mesme, Malejzisë dhe Indonezisë, por edhe për miliona muslimanë që jetojnë në Perëndim. Ata deri tani ishin të privuar nga kjo çokolladë që kishte produkte të derrit./Foldrejt.com