Njëherë Mesi dhe më pas dominimi i Ronaldos, por prej dhjetë dekadash të dy janë protagonistë për të fituar Topin e Artë, ku secili ka triumfuar pesë herë. Në 2019 Topin e Artë do e fitojë dikush tjetër, pasi pas dhjetë vjetësh zgjidhen tre nominime që nuk përfshijnë Mesin dhe Ronaldon, shkruan foldrejt.com.
Ai që i zbuloi këto të dhëna ishte gazetari i “Radio France International”, Eric Mamruth, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”, i cili, shkruajti si tre nominimin për këtë vit janë Modriç, Varane e Mbappe. Duket se ky rezultat ka ardhur si pasojë e sukseseve në KB.
Nëse bazohemi te Kupa e Botës, atëherë ajo që bën më shumë zhurmë në garën për “Topin e Artë” është mungesa në podium e Antoinne Griezmann, edhe ky një element i rëndësishëm i Francës në fitoren e turneut. Gjithsesi, gjithçka në këtë histori pritet të qartësohet pas një muaji, kur do të mësojmë edhe fituesin e “Topit të Artë” pasi të kenë votuar të 173 gazetarët me të drejtë vote.