Gazetari sportiv, Fabrizio Romano tha se klubi londinez Tottenham Hotspur dhe ai portugez Sporting sot do të zhvillojnë një raund të ri të bisedimeve për transferimin e Pedro Porros në Londër, shkruan Fol Drejt.
“Tottenham dhe Sporting do të zhvillojnë sot raundin e ri të bisedimeve për Pedro Porron”, shkroi Romano në Facebook.
Sipas tij, Tottenham po ofron 37 milionë euro tarifë fikse plus shtesa, duke diskutuar edhe përfshirjen e një lojtari në marrëveshje. /FolDrejt/